
Endrit Krasniqi zyrtarisht rikthehet te Shkëndija e Tetovës
Tashmë është zyrtare. Futbollisti kosovar Endrit Kransiqi është rikthyer te Shkëndija e Tetovës.
Mesfushori kosovar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Suharekës, të hënën është prezantuar tek kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut.
Krasniqi, i cili më parë ka luajtur edhe te 2 Korriku i Prishtinës, Prishtina dhe Drita, me skuadrën nga Tetova do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Shorti për raundin e parë kualifikues do të tërhiqet të martën në Nyon të Zvicrës.