Endrick: E di se do të transferohem te Reali, por mendja ime është diku tjetër

Endrick: E di se do të transferohem te Reali, por mendja ime është diku tjetër

Endrick, futbollisti i talentuar brazilian do të transferohet te Real Madrid në muajin korrik sapo të festojë datëlindjen e 18-të.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi theksoi se e pret me padurim aventurën me “Los Blancos”, por shtoi se në mendjen e tij mbetet gjithnjë Palmeiras, klubi që e promovoi.

“I jam shumë falenderues Palmeiras për mundësinë e dhënë, po ashtu edhe Zotit. Palmeiras besoi tek unë kur isha një hiç, është skuadra ime e preferuar. Titulli që fituam shkon për të gjithë punëtorët dhe tifozët e Palmeiras. E di se do të largohem, por mendja ime mbetet te Palmeiras”, u shpreh Endrick.

Së fundi, Endrick provoi edhe shijen e të grumbulluarit me kombëtaren “Selecao” ndërsa shënoi dy gola në miqësore.

Share This