“Ëndërroj të bëhem legjendë e Realit”, Vinicius refuzon miliardat e Arabisë
Vinicius nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, pavarësisht interesit të madh dhe ofertave stratosferike nga Arabia Saudite.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i Los Blancos, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kam ardhur këtu kur isha 18-vjeç dhe kisha shumë ëndrra, por kurrë nuk e kisha menduar që do të shënoja kaq shumë gola në kaq pak vite.
Unë dua të vazhdoj të bëjë histori me këtë klub dhe shpresoj të qëndroj edhe për shumë vite të tjera.
Të hysh në historinë e Real Madrid-it është shumë e vështirë, sepse ka pasur shumë legjenda që kanë shënuar shumë gola dhe kanë fituar shumë trofe.
Edhe unë ëndërroj të bëhem legjendë e këtij klubi dhe të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj trofe të tjerë”, tha Vinicius.