Emocionet e Kupës së Kosovës rikthehen me superduele
Emocionet e Kupës së Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet çerekfinale.
Ky rreth i garave, kthehet sot me dy ndeshje interesante, ku do të përballen Prishtina-Trepça ’89 dhe Dukagjini-Drita.
Në të dy përballjet priten duele të forta pasi që të katër ekipet synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.
Ndërkaq, të enjten do të luhen edhe dy ndeshjet tjera të këtij rrethit, ku do të ballafaqohen Vjosa-Suhareka dhe Malisheva-Ballkani.
Sot takohen:
Prishtina-Trepça ‘89
Dukagjini-Drita
Nesër takohen:
Vjosa-Suhareka
Malisheva-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.