Emmanuel Egbo, trajneri i ri i Prishtinës?
FC Prishtina mund ta zyrtarizojë shumë shpejt trajnerin e ri pasi i ndau rrugët me Debatik Currin.
Emmanuel Egbo pritet t’i drejtojë Bardhekaltrit në vazhdim të sezonit në Superligën kosovare të futbollit.
Madje, në bazë të informacioneve të fundit, ish-trajneri i Tiranës tashmë ka mbërri në kryeqytetin kosovar dhe atij i është bërë gati kontrata.
Krahas Shqipërisë, 50 vjeçari ka punuar edhe në Arabinë Saudite në ekipin Ohod Al-Medina.
Prishtinasit nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit dhe synojnë të këndellen në krye me trajnerin nigerian, shkruan Express.
Ata aktualisht gjenden në vendin e katërt me 13 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani.