Emir Sahiti në super-formë, shënon përsëri për Hajdukun e Splitit
Futbollisti nga Kosova, Ermir Sahiti shënon sërish në Kroaci.
Hajduku i Splitit ka si objektiv rikthimin te titulli kampion pas 19 vitesh, dhe ndodhet në rrugën e duhur për të festuar në fundin e sezonit.
Skuadra e njohur kroate kaloi në avantazh në minutën e 16-të falë golit të bukur të Sahitit.
24-vjeçari, i cili është edhe reprezentues i Kosovës tundi rrjetën kundërshtare me një diagonale të saktë, duke i dhuruar avantazhin e artë skuadrës së tij. Që kryeson kampionatin kroat.
Ky është goli i tretë sezonal në HNL për futbollistin e Kosovës, i cili numëron edhe dy asiste. Më shumë se Sahiti te Hajduku ka shënuar vetëm kapiteni Marko Livaja (6).