Elita rikthehet me disa duele të ‘nxehta’
Elita e futbollit tonë, rikthehet këtë të diele me ndeshjet e javës së 32-të.
Për dallim nga javët e kaluar, të gjitha sfidat e kësaj xhiro do të luhen të dielën pasdite.
Lideri i tabelës, Ballkani në Suharekë, do të pesë Dukagjinin, në një sfidë ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat me objektiva të ndryshme. Suharekasit kërkojnë pikët e plota në mënyrë që të bëjnë edhe një hap në garën për titull të kampionit, derisa klinasit janë në garë për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Dukagjini, do ta ndajë Visar Kastrati, kurse përballjen tjetër të rëndësishme mes Llapit e Feronikelit ’74 do ta gjykojë Bardh Ajeti.
Malisheva-Gjilani, është një tjetër duel interesant, ku do të gjykohet nga arbitri Ilir Mehmeti, ndërsa Genc Nuza u caktua ta drejtojë lojën Drita – Fushë Kosova.
Kurse, Mentor Ajeti do të jetë arbitër kryesor në duelin Liria-Prishtina.
Superliga/Java e 32-të
Të dielën takohen:
Ballkani-Dukagjini
Llapi-Feronikeli 74’
Malisheva-Gjilani
Drita-Fushë Kosova
Liria-Prishtina
Të gjithë ndeshjet fillojnë në orën 15:00.