Elita e hendbollit rikthehet me derbin e madh Rahoveci- Besa Famgas

Elita e hendbollit rikthehet me derbin e madh Rahoveci- Besa Famgas

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, vazhdojnë garat në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën e të enjten elita e hendbollit vjen me ndeshjet e xhiros së 22-të.

Sot luhen ndeshjet Vushtrria – Trepça dhe Prishtina – Llapi. Në Vushtrri, takimi fillon në ora 20:00, ndërsa në kryeqytet ndeshja luhet prej orës 18:30.

Ndërkohë të enjten është derbi i madh mes Rahovecit dhe Besa Famgasit, sfidë kjo që nis në orën  20:00.

Derisa Rahoveci kishte shumë lojtarë të angazhuar në Kombëtaren A të Kosovës, lojtarët e Besa Famgas përbëjnë boshtin e Kosovës U18, që siguroi kualifikimin në Botëror. Amar Muqolli u shpall më i miri në IHF Trophy Intercontinental për grupmoshën U18, ndërsa Olsi Mulaj e Olt Kabashi zunë vend në shtatëshen më të mirë.

Rahoveci i ka fituar 20 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 40 pikë, kurse, Besa Famgas është e dyta me 32 pikë.

Share This