Elita e futbollit vjen sot me superderbin Drita-Gjilani
Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës të javës së tetë.
Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet sot pasdite në Gjilan, ku përballen dy rivalët e mëdhenj Drita dhe Gjilani.
Gjithnjë duelet mes këtyre dy skuadrave gjilanase, sjellin ndeshje të forta me rivalitet të madh jo vetëm në terren por edhe në tribuna.
Një sfidë e tillë pritet të luhet edhe nesër, në një përballje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Sot zhvillohet edhe ballafaqimi mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74, në një duel ky prishtinasit llogaritën favorit të paktën në letër.
Dy ndeshjet e fundit të javës së tetë luhen të dielën pasdite, ku ballafaqohen Llapi-Ballkani dhe Suhareka-Malisheva, katërshe kjo që po garojnë për kreun e tabelës.
Superliga /Java e Tetë
Sot takohen:
Prishtina-Feronikeli ‘74
Drita-Gjilani
Të dielën takohen:
Llapi-Ballkani
Suhareka-Malisheva
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.