Elita e futbollit rikthehet me derbin e madh Drita-Prishtina
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e para të javës së 24-të.
Padyshim se kryendeshja luhet në Gjilan mes rivalëve të vjetër, Dritës dhe Prishtinës.
Drita që po kalon formë jo të mirë në kampionat duhet medoemos të marrë fitore për ta ruajtur hapin për titull me Ballkanin e Llapin, derisa Prishtina ende po lufton për një vend në katërshe që dërgon në Evropë.
Llapi-Gjilani, është një tjetër duel interesante që luhet në “Zahir Pajaziti”, derisa Dukagjini i bën ‘konak’ Fushës Kosovës.
Të dielën pasdite luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të, ku ballafaqohen Ballkani-Malisheva dhe Liria-Feronikeli 74’.
Superliga / Java e 24-të
Sot takohen:
Drita-Prishtina
Dukagjini-Fushë Kosova
Llapi-Gjilani
Të dielën takohen:
Liria-Feronikeli 74’
Ballkani-Malisheva
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.