
Elita e basketbollit vazhdon sot me dy duele të ‘nxehta’
Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të, xhiroja e fundit e garave të rregullta.
Dueli kryesor luhet mes Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për fitore. Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.
Java 28-të mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, apo finalistëve të Ligës Unike, që kishte përfunduar me triumfin e skuadrës kuqezi.
Vëllaznimi ka 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje.
Superliga/Java e 28-të
Sot takohen:
17:00, Bashkimi-Peja
19:00, Vëllaznimi-Sigal Prishtina