Elita e basketbollit vazhdon sonte me dy ndeshje, spikat dueli Ylli-Prishtina
Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të.
Padyshim se sfida kryesore luhet në Suharekë, ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina, në duelin direkt për vendin e tretë.
Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.
Java e 24-t mbyllet me takimin mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve.
Superliga/Java 24
Sonte takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi-Istogu