Eliot Bujupi sonte debuton në Ligën e Kampionëve
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi, është grumbulluar nga Stuttgart për ndeshjen e vlefshme për Champions League kundër Slovan Bratislava.
Ndeshja zhvillohet sonte, duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin “Tehelné pole” në Bratislavë.
Bujupi kishte debutuar te Kosova në një ndeshje të UEFA Nations League ndaj Qipros
Aktualisht, në renditjen e tabelare të Champions League të kryesuar nga Liverpool, Stuttgart ndodhet në pozitën e njëzet e gjashtë, ndërsa Slovan Bratislava zë vendin e tridhjetë e pestë.
Në këtë edicion të Champions League kanë qenë tre futbollistë kosovarë që kanë luajtur rregullisht me klubet e tyre: Edon Zhegrova me Lille, si dhe Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani me Sparta Prague.