Eliminohet Loriana Kuka
Xhudistja jonë Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i Tbilisit të Gjeorgjisë.
Garuesja jonë është ndalur në luftën e dytë. Loriana e nisi shumë mirë Grand Slamin, duke fituar me Ippon ndaj kubanezes Lianet Carbona, në kategorinë deri 78 kilogramë.
Por, në xhiron e dytë pësoi nga holandezja Guusje Steenhuis.
Kosova në Tbilisi u paraqit me katër garues. Distria Krasniqi arriti rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë.