Eliminohen Gjakova dhe Kuka, Laura në garë për medalje të bronztë
Në ditën e dytë të turneut në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, sot kanë garuar Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Gjakova është eliminuar në rundin e parë, derisa Loriana është mundur në rrethin e dytë, kurse, Laura Fazliu ende është në garë për medalje në këtë event të madh të xhudos.
Në fakt, Laura është mundur në çerekfinale nga austriakja, Lubjana Piovesana, por tani do ta synojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Kujtojmë se dje Nora Gjakova fitojë medaljen e artë, derisa Distria Krasniqi u stolis më medalje të argjendtë.