Elegante dhe e bukur, volejbollistja italiane “e meriton” një medalje në Olimpiadë (FOTO)

Elegante dhe e bukur, volejbollistja italiane “e meriton” një medalje në Olimpiadë (FOTO)

Në përgjithësi, të gjithë sportistet femra kanë fizik të rregullt dhe shpesh në rrjetet sociale bëjnë diferencën.

Por notaret dhe volejbollistet janë në një shkallë më lart krahasuar me të tjerat.

I tillë është edhe rasti i Valentina Gottardi-t, volejbollistes italiane, e cila po jeton kulmin e saj, si në anën profesioniste, ashtu edhe në botën e imazhit, që sot përkthehet në të ardhura të majme ekonomike.

Ajo do të jetojë ëndrrën këtë verë që shumë sportistë e kanë synim në karrierë. Gottardi do të marrë pjesë në një Olimpiadë për herë të parë në karrierën e saj.

21-vjeçarja nga Modena ka arritur marrëveshjen së bashku me eksperten Marta Menegatti në volejboll plazhi me synimin për të hyrë në zonën e medaljeve.

Ndërkohë, fotot e saj po bëhen gjithnjë e më virale në rrjetet sociale.

Share This