“El Clasico” Real-Barcelona, nuk kishte ndodhur asnjëherë në shekullin e 21-të që…
Reali i Madridit “hipotekon” titullin e La Ligas.
“Los Blancos” triumfuan 3-2 me përmbysje në “El Clasico”, ndaj Barcelonës, duke e çuar në 11 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.
Një përballje emocionuese dhe spektakolare në “Bernabeu”, ku u shënuan disa episode që sigurisht do të pasohen me polemika, si rasti i pretendimit të një goli nga Barcelona, por që nuk u konfirmua nga VAR se topi e kishte kaluar vijën fatale, apo momenti i penalltisë së fituar nga Lukas Vasquez.
Gjithsesi interesant është fakti se pavarësisht se ishte dy herë në avantazh, katalanasit e Xavit nuk arritën të dilnin nga ky duel me një rezultat pozitiv.
Ndodh për herë të parë në shekullin e 21-të që Barcelona kryeson dy herë në një ndeshje të “El Clasicos” në La Liga dhe humbet.