Ekstradohen në ShBA dy kosovarë të dyshuar për mashtrim

Ekstradohen në ShBA dy kosovarë të dyshuar për mashtrim

Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë  bëri të ditur se  janë ekstraduar në ShBA dy kosovarë të dyshuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim.

Në një njoftim për media të Ambasadës thuhet se dy të dyshuarit, 26 dhe 28 vjeç, do të përballen me drejtësinë në ShBA.

“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për asistencën e dhënë Qeverisë amerikane për këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për t’i mbajtur të sigurta të dyja, si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Share This