Ekitike numëron ditët të PSG-ja, lojtari drejt Premier League-s
Sulmuesi i Paris Saint-Germain Hugo Ekitike raportohet se është duke numëruar ditët në Paris.
21-vjeçari, i cili verën e kaluar iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës, duket se do të shitet në ditët e fundit të afatit kalimtar të kësak verë.
Ekitike kishte zhvilluar 12 ndeshje në fillim të sezonin të kaluar nën drejtimin e trajnerit Christophe Galtier.
Sipas “Sky Sports”, parisienët duan të shesin Ekitike për të financuar blerje të reja në skuadrën e Luis Enriques.
Evertoni prej kohësh është duke e kërkuar sulmuesin e PSG-së, por tani thuhet se edhe West Ham United, një tjetër klub anglez, është futur në garë për Ekitike.
E ardhmja e sulmuesit të gjigantëve të Ligue 1, siç raportohet, do të vendoset brenda pak ditësh.
Premier League mësohet se është destinacioni më i mundshëm për Ekitike.