Ejupi rrëmben medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Kick-boksit
Një tjetër sukses për Kosovën vjen nga sportet luftarake.
Është Fatlind Ejupi që ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Kick-boksit që po zhvillohet në Bar të Malit të Zi.
Ejupi ka fituar medaljen e artë në këtë event të madh të kick boksit.
Kosovari në finale ‘rrahu’ boshnjakun Davud Velic të cilin e mundi me nokaut që në raundin e parë.
Kosova në Kampionatin Ballkanik të Kik-boksit, tashmë ka siguruar 17 medalje elitare ku po marrin pjesë tetë shtete ballkanike.