Egnatia shkruan historinë, i rrëmben kurorën Partizanit

Egnatia shkruan historinë, i rrëmben kurorën Partizanit

Egnatia kurorëzohet kampione e Shqipërisë për herë të parë. Pas suksesit në Kupë, rrogozhinasit kanë triumfuar dhe në aktin final të Superiores, në “finalen e madhe”, duke mposhtur Partizanin në “Air Albania” me rezultatin 1-0.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë nga një gol i shënuar nga Ibrahimoglu në minutën e 35-të. Formacioni i drejtuar nga Edlir Tetova i rrëmben kështu “kurorën” skuadrës së kuqe, si kampione në fuqi.

Mision i dështuar për Partizanin, që pretendonte për të dytin vit radhazi titullin kampion. /rtsh/

Share This