Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes së saj nga BBVA!

Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes së saj nga BBVA!

Pas daljes së papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP” për arsye shëndetësore mbrëmjen e djeshme, Egli Tako ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në një postim në Instastory, ajo ka ndarë një mesazh të ndjerë, duke shprehur pasigurinë dhe boshllëkun e brendshëm që po ndjen.

Egli ka pranuar se nuk është e sigurt se si ndihet, por ka theksuar se ka nevojë për mbështetje nga familjarët dhe miqtë në këto momente të vështira.

Ende nuk është e qartë gjendja e saj shëndetësore dhe nëse ajo do të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por fansat e familja e saj janë pranë saj dhe po e mbështesin në këtë periudhë të vështirë. I urojmë shërim sa më të shpejtë!

Share This