Egli dhe Gjesti përqafohen në pishinë, Loredana: Nxirre luanin dhe puthe

Egli dhe Gjesti përqafohen në pishinë, Loredana: Nxirre luanin dhe puthe

Ndërsa finalja po afron me hapa të shpejtë, emocionet dhe afrimiteti mes Egli dhe Gjestit po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Dyshja surprizoi të gjithë kur u futën bashkë në pishinë, ku Egli u hodh direkt në ujë me fustan, duke e kthyer momentin në një skenë spontane dhe plot ndjesi.

Në ujë, ata u panë shumë të afërt, të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje të ëmbla në faqe.

Atmosfera u bë edhe më e ngrohtë kur Loredana, nga jashtë pishinës, u dëgjua duke thënë me shaka: “Puthe më, nxirre luanin dhe puthe!”

Gjesti, megjithatë, u përgjigj serioz: “S’mundem…”

Me finalen që është vetëm pak ditë larg, publiku po pyet veten nëse kjo lidhje do të lulëzojë plotësisht apo nëse emocionet e fundit do ta ndryshojnë rrjedhën e kësaj romance të pazakontë.

Share This