Edvin Kuc i Ballkanit: Mund të vdesësh për këtë klub, veç të luash futboll
Një nga lojtarët që spikatën më shumë në radhët ishte Edvin Kuc, rregullatori i mesfushës, njeriu që ka sakrifikuar shumë në një pozicion shumë të vështirë.
“Urime Kosova, urime të gjithëve që e duan Ballkanin! Nuk është e lehtë që të ndërrosh rezultatin, duke aktivizuar lojtarë të rinj. Por prapë kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi treguar karakter. Për këtë klub edhe të vdesësh nuk mërzitesh, veç të luash futboll. Më dëmtimin merren mjekët. Jam krenar që luaj me Korenicën dhe Gripshin. Por e presim Emerllahun, sepse është vërtet lojtar shumë i madh. Edhe pasi pësuam golin nuk e ulëm kokën, luftuam për të fituar.”