Edu: Ishte e lehtë ta shkarkonim Artetan, por ishte problemi ynë e jo i tij
Mikel Arteta kishte pasur një fillim jo aq të mirë si trajner te Arsenal, por ai nuk ishte shkarkuar.
Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar, ka shpjeguar vendimin për rinovimin e kontratës edhe pas rezultateve të dobëta.
“Ishte shumë e lehtë ta shkarkonim, por analiza duhet të jetë e ftohtë. I thashë klubit se skuadra që po ia ofronim Artetas nuk ishte skuadra më e mirë e mundshme. Dhe ky ishte problemi ynë, jo i tij”, ka thënë ai.
Sipas tij, sot Arteta po e çon skuadrën përpara dhe po krijon lidhje me tifozët.
“Ne besojmë se Arteta është personi ideal për të na çuar në nivelin që duam. Sot njerëzit po e shohin Arsenalin nga një këndvështrim tjetër dhe kjo është një fitore për klubin. Sot ekipi po tregon energji e përkushtim”, ka thënë ai.
“Sot mund të shohësh se si njerëzit shkojnë në Emirates të lumtur”.