“Edson Alvarez është një lider absolut”

“Edson Alvarez është një lider absolut”

Shefi i West Ham, Tim Steidten e pranon se është i kënaqur që ka fituar garën me Borussia Dortmundin për transferimin e Edson Alvarez verën e kaluar.

Ish-mesfushori i Ajax-it po shkëlqen këtë sezon të garave me skuadrën angleze.

“Ai ka ndikim shumë të madh në lojën tonë. Jam shumë i lumtur që Dortmundi ishte pak më i ngadalshëm dhe ne patëm mundësinë ta marr atë”.

“Ai është një superlojtar i rëndësishëm për ne. Ai është një lider. Një lider absolut. Ai është i madh”, ka theksuar Steidten.

Share This