Edon Zhegrova po mahnit klubet evropiane, nga Gjermania interesohen për yllin dardan

Edon Zhegrova po mahnit klubet evropiane, nga Gjermania interesohen për yllin dardan

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është duke shfaqur potencialin e tij të jashtëzakonshëm me ekipin francez të Lille, dhe për këtë gjë ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur të “Sky Sports”, Florian Plettenber, theksoi se 24 vjeçari është i hapur për një transferim në merkaton e janarit.

Lille ka theksuar se vlera e kartonit të Zhegrovës është 20 milionë euro dhe ai klub që e dëshiron, duhet të paguajë këtë shumë dhe jo më pak.

Plettenber thotë se për Zhegrovën nuk janë vetëm klubet gjermane që kanë shfaqur interes, por ka edhe disa nga kampionati elitar anglez.

Ylli kosovar këtë sezon ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Share This