Edon Zhegrova i pandalshëm, shënon dy gola ndaj Strasbourg

Edon Zhegrova i pandalshëm, shënon dy gola ndaj Strasbourg

Ylli i Kosovës Edon Zhegrova ka shënuar dy gola të shpejtë për Lillen ndaj Strasbourg.

Anësori është duke shkëlqyer në sfidën e sotme, ku Lille po fiton me rezultat 2:0.

Në fakt, Zhegrova i shënoi të dy golat. Fillimisht ai u asistua nga Angel Gomes për ta kaluar Lillen në epërsi (15’).

Vetëm nëntë minuta më vonë, Zhegrova shënoi me kokë pas një topi të kthyer për ta dyfishuar epërsinë.

Mbetet të shihet nëse kosovari do të arrijë ta kompletojë het-trikun në këtë përballje.

Share This