“Edon Zhegrova është një yll që po shndrit, ai po rritet’
Trajneri i njohur kosovar Ramiz Krasniqi e ka vlerësuar lartë paraqitjen e mbrëmshme të Edon Zhegrovës në fitoren e Lilles kundër Real Madridit (1-0).
Lille mundi Realin në një sfidë ku sulmuesi kosovar shkëlqeu duke u shpall edhe ‘lojtari më i mirë i ndeshjes’.
“Një ndeshje shumë e mirë, një ndeshje e jashtëzakonshëm e Edon Zhegrovës që u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes”, ka thënë Krasniqi.
“Ai përfaqëson dikën jashtë dhe brenda fushës. Momentalisht është përfaqësues i Lillës dhe ai ku do të gjendet ai përfaqëson dikën”.
“Ai shihet si një yll ku do që shkon dhe çdo sjellje e tij vëzhgohet. Disiplina e bën të vetën. Neve na intereson që te kemi grup të shëndosh, sepse çdo futbollist edhe më sjellje jep kontributin e vet”, ka theksuar Krasniqi.
Ndërkohë, edhe Musa Selimi, një tjetër njohës i futbollit tonë, mendon se Edon Zhegrova më ndeshjen që tregoi mbrëmë e vërtetoi se bëhet fjalë për një lojtarë të nivelit të lartë.
“Mendoj se për Edonin çka të flitet ai e vërtetoi mbrëmë ndaj një klubi të madh, ndaj një gjiganti evropian dhe kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit”, ka thënë Selimi.
“Edoni si futbollist është në ngritje e sipër dhe është një yll që po shndrit pavarësisht situatave në kombëtaren tonë. Pajtohem se në kombëtare duhet të ketë rregulla, por mendoj se duhet të ndalet kampanja ndaj tyre. Duhet të ulen gjakrat dhe Edoni duhet të thirret sepse ne nuk e kemi luksin që të humbim lojtarë të nivelit të tillë”, ka pohuar Selimi.
Ndërkohë, Krasniqi e Selimi besojnë se ndeshja mes Portos dhe Manchester Unitedit, do të sjellë një interesante, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
“Dy skuadra të jashtëzakonshme. Sonte pres një ndeshje të bukur dhe të fortë. Këto janë skuadra më përvojë të madhe dhe nuk luan rol pozicionimi i tyre në ligat e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja mes Portos dhe Man Unitedit fillon në orën 21:00.