Edhe Thiago Alcantara në Arabinë Saudite

Edhe Thiago Alcantara në Arabinë Saudite

Pas Fabinhos, Hendersonit dhe Firminos, Thiago Alcantara është një tjetër lojtar i Liverpoolit, që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

“L’Equipe” të premten shkruan se Al-Ahlit është i interesuar për Alcantara-n.

Klubi saudite thuhet se tashmë ka përgatitur ofertën në adresë të Liverpoolit për Alcantara-n.

Al-Ahlit do t’ia ofrojë Liverpoolit 12 milionë euro për mesfushorin spanjoll.

Tani mbetet të shihet nëse skuadra angleze do të pranojë ofertën e klubit arabp për ish-futbollistin e Barcelonës dhe Bayern Munich.

Share This