Edhe sot vapë, por me mundësi për reshje shiu

Edhe sot vapë, por me mundësi për reshje shiu

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Gjatë ditës, vranësirat do të intensifikohen, duke sjellë mundësi për reshje shiu, dhe në disa zona të izoluara edhe reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius. Erërat do të fryjnë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

Pasditen e djeshme, Kosova u përball me stuhi shiu, të cilat shkaktuan vërshime në disa qytete.

Një nga zonat më të prekura ishte kryeqyteti.

Share This