Edhe sot mot me temperatura të larta

Edhe sot mot me temperatura të larta

Edhe sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësira të mesme parashihen përrreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

IHMK bën thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit për shkak të rrezeve të forta të diellit.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Share This