Edhe sot mot me diell e vranësira të shpërndara
Edhe sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Sipas IHMK-së indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 qytetarët të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë.