Edhe presidentja Osmani shkruan për fitoren e Distria Krasniqit: E arta jonë
Edhe presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për fitoren e Distria Krasniqit në xhudo.
“Ippon në 30 sekonda! E arta jonë Distria, bravo! Vazhdojmë përpara”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Xhudistja jonë ka shënuar fitore ndaj indonezianes, Maryam Maharani, me ippon, kategoria -52 kg.
Në çerekfinale, Distria Krasniqin e pret izraelitja, Gefen Primo. Lufta nis pas rreth 20 minutash.