‘Edhe një premtim i mbajtur’, Hamza përuron ‘Ballkonin Panoramik’ dhe shtegun e ecjes në Zasellë

‘Edhe një premtim i mbajtur’, Hamza përuron ‘Ballkonin Panoramik’ dhe shtegun e ecjes në Zasellë

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka realizuar edhe një tjetër premtim.

Hamza ka përuruar “Ballkonin Panoramik” dhe shtegun e ecjes në Zasellë,

Edhe një premtim i mbajtur!Sot përuruam ‘Ballkonin Panoramik’ dhe shtegun e ecjes në Zasellë, një projekt që shfaq një tjetër anë të bukur të Mitrovicës dhe fshatrave përreth, duke na mundësuar të shijojmë këto bukuri. Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe MZHR, sjell një shteg ecjeje me gjatësi prej mbi 1 kilometër, i cili u mundëson vizitorëve të ngjiten deri në 670 metra lartësi mbidetare, në ‘Ballkonin Panoramik’. Nga atje, pas një ecjeje frymëzuese, mund të shijoni pamjet e bukura të qytetit dhe rrethinës. #MaMirë për natyrën dhe shëndetin!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Share This