Edhe një dardan më shumë te Kosova
Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19.
“Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij. Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që edhe te Kosova t’i tregojë aftësitë e tij në grupmoshat e Kosovës.
Edionit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë shumë suksese.