
Edhe Mourinho në listë për trajner të Brazilit
Në “listën e ngushtë” të katër kandidatëve për të marrë drejtimin teknik të kombëtares braziliane është edhe Jose Mourinho.
Sipas medieve argjentinase, i preferuari i presidentit të CBF-së, Ednaldo Rodrigues mbetet Carlo Ancelotti, i cili megjithatë ka ende një vit nga kontrata e tij me Real Madridin dhe duket se synon të respektojë marrëveshjen.
Kështu favoriti për bankinën e ‘Selecaos’ është portugezi Jorge Jesus, i cili tani drejton sauditët e Al Hilal me të cilët duhet të luajë edhe Botërorin e Klubeve dhe për këtë arsye, nëse nuk jep dorëheqjen më parë, nuk do të jetë në dispozicion deri në mes të korrikut (Brazili duhet të luajë dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në qershor).
Dy kandidatët e tjerë janë gjithashtu portugezë, njëri është Abel Ferreira, i cili ka fituar gjithçka në Amerikën e Jugut në krye të Palmeiras dhe tjetri, një ‘nominim’ i kohëve të fundit, Jose Mourinho, i cili mund të largohet nga Fenerbahce në fund të sezonit, edhe për shkak të polemikave që ka shkaktuar në Turqi.