“Edhe Guardiola pati nevojë për pushim”, Henry për Klopp: Puna e trajnerit shumë e lodhshme!

“Edhe Guardiola pati nevojë për pushim”, Henry për Klopp: Puna e trajnerit shumë e lodhshme!

Jurgen Klopp deklaroi në mënyrë të beftë para disa javësh se ky aktuali është sezoni i fundit në drejtimin e Liverpool.

Tekniku gjerman që është në krye të the Reds prej vitit 2015, theksoi se i duhet të rikuperojë energjitë pasi ndjehej i lodhur nga puna e viteve të fundit.

Këtë arsye të Klopp, e mbështet edhe ish-futbollisti Thierry Henry i cili theksoi se puna e trajnerit është shumë e lodhshme. Francezi, solli në vëmendje edhe Pep Guardiolën që pasi përfundoi ciklin te Barcelona, qëndroi për një vit pushim.

“Edhe Guardiola pasi përfundoi epokën te Barcelona pati nevojën për një vit pushim. Xavi po ashtu do të qëndroj pushim pasi ta mbyllë esksperiencën te Barcelona. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë pasi e shohin nga jashtë dhe mendojnë se të jesh në një klub të madh është ëndrra e jetës. Në ditët e sotme kanë një presion të jashtëzakonshme. Të jesh trajner është shumë e vështirë, askujt nuk i intereson trajneri. Trajnerët duhet të kujdesen për vete pasi askush nuk kujdeset për ato.

Klopp do t’i mungojë Liverpoolit dhe Premier Leagues, ashtu siç Premier League dhe Liverpool do ta ndjejnë mungesën e Klopp. Unë e di që Klopp i mungonte koha e lirë dhe familja. Kur mora vesh lajmin që Klopp do të largohej në fundin e sezonit, m’u bë qejfi për të”, u shpreh Henry.

Share This