Edhe Granada e Uzunit ndal Barçën
Barcelona dhe Granada kanë ndarë pikët në një sfidë dramatike e cila u mbyll baras 3-3, ndeshje kjo e luajtur të dielën në kuadër të La Ligës.
Dueli mes katalonasve dhe Granadës së Myrto Uzunit, ka dhënë një superndeshje me gjashtë gola të shënuara.
Yamal (15’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Barçën në epërsi prej 1-0. Sanchez (43’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pjesëloja e dytë solli ndeshje edhe më interesante dhe plota gola të shënuara.
Ishte ekip mysafirë që përmes Pellistri (60’), kalojë Granadan në avantazh prej 1-2. Tre minuta më vonë, Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 2-2. Granada nuk u ndal dhe sërish kalon në epërsi, kësaj herë më anë të Miquel (66’), derisa një pikë skuadrës së Xavi Hernandez ia siguroi Yamal (81’), i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.