Edhe Gjimshiti drejt Turqisë, e kërkon klubi i famshëm turk

Edhe Gjimshiti drejt Turqisë, e kërkon klubi i famshëm turk

Berat gjimshiti mund të bëhet futbollisti i radhës shqiptar që i bashkohet Superligës së Turqisë.

Besiktasi është klubi që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atalantas.

“beIN Sports” ka raportuar se klubi turk ka nisur bisedimet me Gjimshitin.

Madje thuhet se zyrtarët e këtij klubi janë takuar me 30-vjeçarin, për të biseduar rreth mundësisë së huazimit të tij.

Reprezentuesi i Shqipërisë besohet se është i hapur për një lëvizje të tillë.

Berat Gjimshiti është pjesë e Atalantas që nga viti 2016. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Share This