Edhe gjiganti skocez në sulm për Rrahmanin
Glasgow Rangers është një tjetër klub i madh e evropian që është i interesuar për sulmuesin kosovar të Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmanin.
Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një sezon të madh me Rapidin, duke ndezur interesimin e disa klubeve të njohura evropiane.
Sipas medieve të huaja, gjiganti skocez, Glasgow Rangers është duke e përgatitur terrenin në tentim për ta transferuar Rrahmanin.
Drejtori i futbollit i Rangers, Nils Koppen thuhet se shumë shpejtë do të ketë takim me KT Management, të cilët e përfaqësojnë sulmuesin e Dardanëve.
Aston Villën, Napolin, Benficën, Dinamo Zagrebit, Ludogoretsi dhe Ferencvarosin janë skuadra e interesuara për 23-vjeçarin, i cili duket se gjatë kësaj verë do të bëhet me klub të ri.