Edhe Gjermania zbardh listën për ndeshjet e tetorit, mungon Musiala
Edhe trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit.
Gjermania këtë muaj do të përballet me Bosnjën dhe Holandën, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Strategu gjerman në këto dy ndeshje nuk do të mund të llogarisë në mesfushorin e Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili është i lënduar, derisa ai është zëvendësuar nga Jamie Leweling i Stuttgartit.
Kjo është lista e plotë e Gjermanisë:
Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Janis Blasëich (Red Bull Salisburgo), Alexander Nübel (Stoccarda)
Mbrojtës: Waldemar Anton (Borussia Dortmund), Benjamin Henrichs (Lipsia), Joshua Kimmich (Bayern Monaco), Robin Koch (Eintracht Francoforte), Maximilian Mittelstädt (Stoccarda), David Raum (Lipsia), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Chris Führich (Stoccarda), Pascal Groß (Borussia Dortmund), Jamie Leëeling (Stoccarda), Alexander Pavlović (Bayern Monaco), Angelo Stiller (Stoccarda), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)
Sulmues: Serge Gnabry (Bayern Monaco), Kai Havertz (Arsenal), Deniz Undav (Stoccarda), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach)