Edhe Fati në Arabinë Saudite?
Klubi anglez, Brighton është në dilemë nëse do ta mbajë Ansu Fati-n pas huazimit nga Barcelona.
Fati, i cili gjatë verës që lamë prapa është huazuar tek Brightoni nga katalonasit, sipas medieve spanjolle, është duke u kërkuar nga kubet e Arabisë Saudite.
“Sport” shkruan se Barcelona, e cila e posedon kartonin e lojtarit, e ka në plan të shesë Fatin në fund të këtij sezoni.
Klubet nga Arabia Saudite thuhet se e duan Fatin për sezonin e ardhshëm, madje, tashmë klubet arabe kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit.
“Tashmë klubet sauditët kanë zhvilluar disa biseda jozyrtare me përfaqësuesit e 20-vjeçarit. Disa njerëz nga kampi i Fatit preferojnë transferimin e klientit të tyre në tokën arabe”, shkruajnë ‘Sport’.
Fati me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2027.