Edhe Arsenali në sulm për yllin e Leverkusenit
Klubi anglez, Arsenal raportohet se është futur në garë për yllin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Reprezentuesi gjerman po bën sezon të madh me kampionët në fuqi të Gjermanisë, dhe tashmë ai po monitorohet nga top-klubet evropiane.
Sipas medieve gjermane, pas Bayern Munich, Manchester Cityt dhe Real Madridit, tashmë në garë për sulmuesin e Leverkusenit është futur edhe Arsenal.
Menaxheri i ‘Topçinjve’ Mikel Aretat thuhet se është një fans i madh i 21-vjeçarit të cilin dëshiron ta ketë në skuadër.
Megjithatë, çmimi prej 150 milionë euro së kërkon Leverkuseni duket shifër e madhe për londinezët.
Mirëpo, siç raportohet, krerët e klubit nga ‘Emiratës’ tashmë janë duke u përgatitur të nisin negociatat me skuadrën gjermane për transferimin e mundshëm të Wirtz, i cili në 54 ndeshje në fanellën e Leverkusenit ka shënuar 20 gola dhe dhuruar 20 asistime.