Edhe 43 dëshmitarë: Rasti i Prokurorisë së Hagës kundër krerëve të UÇK-së drejt fundit

Edhe 43 dëshmitarë: Rasti i Prokurorisë së Hagës kundër krerëve të UÇK-së drejt fundit

Edhe 43 dëshmitarë të Prokurorisë së Hagës kanë mbetur për të dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së.

Lajmin e bëri të ditur ditë më parë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle. Kjo duke theksuar se Prokuroria ka larguar edhe 12 dëshmitarë të tjerë nga lista për të dëshmuar në sallë.

“Prokuroria njoftoi Trupi Gjykues se nuk synon më të thërrasë 12 dëshmitarë nga lista e mëparshme dhe synon të paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim, në vend të dëshmisë gojore në sallë të gjyqit”.

“Në të njëjtin parashtrim Prokuroria theksoise pas këtyre ndryshimeve, numri i dëshmitarëve që japin dëshmi në sallë të gjyqit në kuadër të paraqitjes së provave prej Prokurorisë është ulur në 43”, deklaroi Doyle.

Më tutje, është bërë e ditur se numri i dëshmitarëve ka mundësi të zvogëlohet edhe më tutje.

“Prokuroria tha gjithashtu se pret, që deri në pushimin e gjykatës në dhjetor, të jetë në gjendje të njoftojë Trupin Gjykues lidhur me ndryshime shtesë për listën e dëshmitarëve”, tha ai.

Megjithatë, mbrojtja e Hashim Thaçit ditë më parë, pati ankesa për largimin e disa dëshmitarëve të cilët sipas tyre, kanë rëndësi jetike për gjykimin dhe zbardhjen e së vërtetës.

Pas përfundimit të rastit të Prokurorisë, do të jetë radha e avokatëve të krerëve të UÇK-së që të paraqesin dëshmitarët e tyre.

Ligjërisht, pas paraqitjes së rastit nga Prokuroria, avokatët kanë të drejtë ta kërkojnë hudhjen e aktakuzës.

Avokatët e krerëve të UÇK-së ditën e djeshme kanë bërë të ditur se synojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi, megjithatë afati është i shkurtër.

“Do të kërkojmë të paktën 1 muaj kohë për ta bërë kërkesën tonë”, tha avokati i Jakup Krasniqit.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, bëri të ditur se do t’i duhen gjashtë javës për t’u përgatitur për ta paraqitur rastin e mbrojtjes. Ai theksoi se nuk planifikon të thërrasë më shumë se 10 dëshmitarë.

“Nuk kemi vendosur akoma se do të thërrasim dëshmitarë. Por, jo më shumë se dhjetë me kushtin që ky parashikim mund të ndryshohet”, tha Misetiq.

Siç thonë juristë e njohës të Speciales, procesi në Hagë mund të përmbyllet me një vendim në shkallën e parë, në fundin e vitit 2025, më së largu në fillimin e vitit 2026.

“Një prej punëve kryesore të trupit gjykues është që procedurat janë të drejta dhe të shpejta. Kjo përfshin edhe dhënien e afateve kohore, për të cilat Prokuroria ka thënë se ju nevojitet kohë deri në prill të vitit 2025”.

“Gjyqtarët po mundohem që gjykimi të përshpejtohet dhe duke i kërkuar Prokurorisë që ta shpejtojnë rastin sa më shumë që është e mundur, prandaj ka edhe zvogëlim të numrit të dëshmitarëve” kishte thënë zëdhënësi Doyle.

Për nesër, Gjykata Speciale, ka paralajmëruar një konferencë online të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Share This