Ederson: Man City tashmë ka gjetur pasuesin e Guardiolas
Portieri Ederson beson se Manchester City “tashmë ka një trajner në mendje”, për ta zëvendësuar Pep Guardiolan.
Kontrata aktuale e teknikut katalunas skadon në fundin e sezonit, ndërsa thuhet se është i vendosur për t’u larguar për një aventurë tjetër.
Ederson beson se largimi i Guardiolas do të jetë humbje e madhe për Cityn, por klubi tashmë ka gjetur zëvendësuesin.
“City është një klub shumë i mirë i strukturuar, menaxhohet mirë, ka drejtorë të shkëlqyer”.
“Besoj se klubi tashmë ka në mendje trajnerin e ri. Ditën që Pep vendos të largohet, ata do të provojnë të vazhdojnë me punën e njëjtë”.
“Sigurisht do të jetë humbje e madhe, nuk kam dyshime sepse po flet për trajnerin më të mirë në botë. E shoh klubin shumë të përgatitur për epokën pas Guardiolas”.