Ederson “gardiani” më i mirë për vitin 2023
Portieri i Manchester Cityt Ederson Moares e ka fituar çmimin për portierin më të mirë të vitit 2023.
Braziliani bëri historinë me kampionin e Anglisë, duke e fituar tripletën që s’ishte arritur asnjëherë në historinë e klubit.
Ederson gjatë vitit 2023 fitoi tripletën me Man Cityn si dhe Superkupën e Evropës, kësisoj edhe u shpall më i miri, shkruan nacionale.
Në garë për këtë çmim ishin edhe Thibaut Courtois dhe Yassine Bounou.