Ecuria mbresëlënëse e Shqipërisë, Mancini e Deco i duartrokasin Sylvinhos
Kombëtarja e Shqipërisë po e vazhdon ecurinë e saj fantastike të rezultateve të cilat po e shtyjnë gjithmonë e më afër kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.
Sylvinho, trajneri brazilian i Kombëtares kuqezi po konsiderohet një nga më meritorët për rezultatet e “Shqiponjave”.
Suksesi i Sylvinhos me Shqipërinë ka rënë edhe në sytë e disa figurave të njohura e me nam në futbollin evropian.
Trajneri italian, Roberto Mancini i ka reaguar Sylvinhos me një koment në Instagram.
Mancini që drejtoi Italinë në triumfin e Kampionatit Evropian të fundit i ka duartrokitur Sylvinhos.
Përveç Mancinit, edhe ish-futbollisti i Barcelonës, Deco i ka duartrokitur njësoj ecurisë së brazilianit Sylvinho.
Kujtojmë se Sylvinho ka qenë ndihmës i Mancinit te Interi, ndërkaq me Decon ka qenë bashkëlojtarë te Barcelona.