E zbulon ish-drejtuesi i Barcelonës: Hodhëm poshtë Haaland-in dhe Mbappen

E zbulon ish-drejtuesi i Barcelonës: Hodhëm poshtë Haaland-in dhe Mbappen

Imagjinoni sulmin e Barcelonës me Haaland dhe Mbappe.

Një ëndërr, e cila mund të ishte bërë realitet, sipas asaj që zbuloi ish-anëtari i bordit të katalanasve, Javier Bordas.

Mes zgjedhjeve të ndryshme dhe Luis Suarez: kjo është arsyeja pse dy yjet e futbollit botëror nuk arritën kurrë te Barcelona.

Këto janë fjalët e tij për programin spanjoll El Chiringuito: “Po ta kisha porositur, Mbappe do të kishte ardhur në Barcelonë. Kur na paguan 222 milionë euro për Neymar në 2017, ne kishim para për ta marrë, por drejtuesit preferuan Dembelen. Unë kisha zgjedhur Mbappe-n, kisha folur me babain e tij, do të vinte në Barcelonë.

Haaland? Ai donte të vinte në Spanjë. Do të kushtonte 20 milionë euro për Salzburgun dhe 20 milionë të tjera për Mino Raiolën. Ai kishte shpërthyer. Kishte biseda, por ishte Suarez dhe ata vendosën të mos e merrnin atë”.

Share This