E vështirë por jo e pamundur, PSG gati të bëjë ofertën për yllin e Barcelonës
Paris Saint Germain mund të bëjë një lëvizje të bujshme gjatë verës për yllin e Barcelonës, Gavi.
Transferimi i mundshëm i Mbappe te Real Madrid pritet të shkaktojë ndryshme në Paris.
Pavarësisht se nuk ka marrë një tarifë për Mbappe, largimi i tij do të heqë një barrë të madhe të kontratës dhe PSG po synon të forcohet. Luis Enrique është një fans i madh i Gavit, me të cilin ka punuar në kombëtaren spanjolle.
Barcelona nuk ka plane aktuale për të shitur 19-vjeçarin, për shkak të rëndësisë së tij, por çështjet e tyre financiare mund të ndërhyjnë në këtë situatë.
Sipas “The Athletic”, PSG është gati të forcojë interesin e tyre afatgjatë për Gavin, pavarësisht se spanjolli është ende jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në gju.
Gavi do të mungojë në Euro 2024, pas operacionit të kryer, por kjo nuk e ka penguar dëshirën e PSG-së për të nënshkruar me të, madje mund të jetë edhe më mirë për klubin francez, pasi gjatë kësaj periudhe të gjatë jashtë fushave, vlera e Gavit mund të ketë pësuar rënie.
Aktualisht, Barcelona kërkon plot 100 milionë euro për kartonin e lojtarit, gjithmonë nëse do të duan të ulen në tavolinë për të tentuar një marrëveshje.